Sherr i përgjakshëm mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në Greqi – ka të plagosur NULL NULL 18.02.2020 08:37 18.02.2020 08:37 Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes shqiptarëve dhe disa pakistanezëve në zonën e Chania në Ishullin e Kretës në Greqi. Për pasojë të paktën një burrë shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka mbetur i plagosur. Sipas asaj që raportohet në mediat greke, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10 të darkës, ndërsa thuhet se në përleshja nuk janë përdoru armë zjarri por thika. Për sa u përket pakistanezëve të përfshirë në këtë sherr, mediat greke raportojnë se ata ishin refugjatë të ardhur kohët e fundit në Greqi ndërsa shkaqet e përleshjes mes tyre dhe shqiptarëve ende nuk janë zbardhur. I plagosuri shqiptarë është dërguar me urgjencë në spital ku i është nënshtruar trajtimeve mjekësore për shkak të plagëve të mëdha që i kishin shkaktuar të goditurat me thikë nga pakistanezët./TCH *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Guvernatori i Maryland thotë se rindërtimi i urës Key ka një rrugë të gjatë përpara 10 minuta më parë