Lajmet e fundit

Një rast i dhunës në familje dhe lëndimit të lehtë trupor është raportuar mbrëmë në Pejë.
Sipas raportit policor, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje, pasi gjatë një mosmarrëveshjeje, teksa i kërkonte para babait të tij, ka sulmuar edhe motrën e tij, transmeton Klankosova.tv.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas incidentit, ndërsa më pas, me dëshirën e saj, ka shkuar te xhaxhai i saj.
I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.