Sherifi: Do të marrim pjesë në seancën e thirrur nga opozita - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sherifi: Do të marrim pjesë në seancën e thirrur nga opozita

NULL NULL
05/09/2018

Shefi i Grupi Parlamentar, të Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, tha se kjo parti do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, ku do të kërkohet që t’i ndalohet presidentit Hashim Thaçi që të bisedojë me Serbinë për shkëmbimin e territoreve.

Ai në hollin e Kuvendit, para gazetarëve, para fillimit të seancës së thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj për votimin e delegacionit qeveritar për dialog me Beogradin, nuk sqaroi nëse kjo parti do të jap votën pro rezolutës.