Shërbyesit civilë te Kurti, iu premton përmbushjen e kërkesave NULL NULL 03/12/2021 03/12/2021 Shoqatat Sindikale të institucioneve të shërbimit civil të nivelit qendror janë takuar me kryeministrin Albin Kurti. Arlinda Bajraj, nga Sindikata e punëtorëve të ATK-së, tha se shkresat i kanë dërguar Qeverisë kërkesë që të përfshihen në diskutimet për Ligji për Paga, Ligji për Shërbyes civil e tema të tjera në interes të tyre. Për këto kërkesa ajo tha se kanë marrë zotim për realizimin e kërkesave të tyre. “Na premtuam që do të bëjmë dialog në ditët në vijim dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në drejtim të realizimit të kërkesave”. Ali Sefaj, kryetar i Sindikatës së punëtorëve nga mistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha se Qeveria u ka premtuar se do të ketë dialog social e se do to zgjidhin të gjitha çështjet të cilat janë adresuar qe një kohë të gjatë. “Unë besoj në bazë të takimit që e përfunduam që fryma ekziston që të ketë bashkëbisedim”. Tutje, Sefaj tha se nëse nuk do të ketë reagime nga Qeveria në këtë drejtim, veprimet sindikale do të jenë të nevojshme./EO
Lajme Angli: Kosovari i vë flakën vetes para syve të djalit për shkak të borxheve nga kumari 20 minuta më parë