Shërbimi Korrektues largon nga puna mbikëqyrësin e burgut të Dubravës NULL NULL 04.05.2023 12:34 04.05.2023 12:34 Sh.G është larguar nga puna. Ai kishte qenë mbikëqyrës në Qendren Korrektuese të Dubravës. I njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke marrë ryshfet. Vendimi është marrë nga Komisioni Disciplinor, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës. “Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS