Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sheqeri dhe tensioni i lartë i gjakut mund të ulen duke ngrënë këto ushqime të pasura me karbohidrate

NULL NULL
21.06.2025 23:51

Hulumtimet revolucionare kanë përmbysur situatën mbi mitet e dietës, duke vërtetuar se karbohidratet e duhura janë me të vërtetë miq, jo armiq, të një trupi të shëndoshë. Gjetjet revolucionare tani mbështesin zgjedhjen e zgjuar të karbohidrateve për të ndalur plakjen, për të shmangur sëmundjet serioze dhe për të mbajtur trupin dhe trurin në formën më të mirë.

Një studim i gjerë i publikuar në “JAMA Network Open” që u krye nga ekspertë të universitetit “Tufts” dhe “Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard”, u bë me persona entuziastë të shëndetit për më shumë se tridhjetë vjet.

“Gjetjet tona sugjerojnë që cilësia e karbohidrateve mund të jetë një faktor i rëndësishëm në plakjen e shëndetshme”, zbuloi Andres Ardisson Korat, ndihmës profesor nga Qendra e Kërkimit të Ushqyerjes “Tufts”.

Duke e kthyer idenë e reduktimit të karbohidrateve përmbys, gjetjet e fundit që përfshijnë tre dekada zbulojnë të vërtetën se gratë që konsumojnë karbohidrate të nivelit të lartë – si drithërat e plota, frutat, dhe perimet – mund të rrisin shanset e tyre për t’u përmirësuar me moshën deri në një shifër marramendëse prej 37%. Nga ana tjetër, ato që konsumojnë karbohidrate të përpunuara dhe të rafinuara shohin se shanset e tyre për t’u plakur në mënyrë graduale bien në 13%.

Më poshtë i keni disa ushqime që kanë karbohidrate të pastra: Dardha, pasta, fasule të kuqe, fiqi dhe kinuaja, shkruan Mirror.co.uk, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.