Shenzhen, qyteti i parë kinez që ndalon shitjen dhe konsumimin e mishit të qenve dhe maceve NULL NULL 02.04.2020 13:26 02.04.2020 13:26 Shenzhen është bërë qyteti i parë kinez që ndaloi shitjen dhe konsumimin e mishit të qenve dhe maceve. Kjo vjen pasi shpërthimi i koronavirusit u lidh me mishin e kafshëve të egra, duke bërë që autoritetet kineze të ndalonin tregtinë dhe konsumin e kafshëve të egra, njofton Klan Kosova. Shenzhen shkoi një hap më tej, duke e zgjatur ndalimin për qen dhe mace. Ligji i ri do të hyjë në fuqi më 1 maj. Tridhjetë milion qen në vit vriten në të gjithë Azinë për mish, thotë Humane Society International (HSI). Sidoqoftë, praktika e ngrënies së mishit të qenve në Kinë nuk është aq e zakonshme – shumica e njerëzve kinezë nuk e kanë bërë kurrë këtë dhe thonë që nuk e duan. “Qentë dhe macet si kafshë shtëpiake kanë krijuar një marrëdhënie shumë më të ngushtë me njerëzit se të gjithë kafshët e tjera, dhe ndalimi i konsumit të qenve dhe maceve dhe kafshëve të tjera shtëpiake është një praktikë e zakonshme në vendet e zhvilluara dhe në Hong Kong dhe Tajvan”, tha qeveria e qytetit Shenzhen, sipas një raporti të Reuters. “Ky ndalim i përgjigjet gjithashtu kërkesës dhe shpirtit të civilizimit njerëzor.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Knaus: Asociacioni i dëshirueshëm, por jo kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës 35 minuta më parë