Shënon gola e bën asiste, por Messi nganjëherë gabon keq (VIDEO) NULL NULL 06.07.2025 13:07 06.07.2025 13:07 Lionel Messi ishte protagonisti kryesor në fitoren e Inter Miami me rezultatin 4:1 ndaj CF Montreal në ndeshjen e fundit të MLS. Messi realizoi dy gola, duke i dhënë ekipit të tij një fitore të rëndësishme pas eliminimit në Kupën e Botës për Klube. Por, ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi me golin e realizuar nga Prince Owusu. Krejt kjo ndodhi pas një gabimi trashanik nga fituesi i tetëfisht i “Topit të artë”. Lionel Messi, në tentim për ta rikthyer topin te portieri i tij asistoi te Owusu i cili ishte pranë golit dhe me lehtësi shënoi për 1:0. Gjithsesi, ai e përmirësoi gabimin e tij duke shënuar dy gola të jashtëzakonshëm dhe duke asistuar në një tjetër. 🚨 MESSI MISTAKE! 👀 Prince Owusu capitalizes on a HORRENDOUS Lionel Messi giveaway to put CF Montréal up early at Stade Saputo! #CFMTL 1-0 #InterMiamiCF | 2’ | #MTLvMIA pic.twitter.com/euhHNf4Pr3 — Canadian Soccer Daily (@CANSoccerDaily) July 6, 2025 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 9 orë më parë