8:36, 24 Mars 2020

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar mbrëmë se një person tjetër ka vdekur në Serbi për shkak të koronavirusit.

“Pak më shumë se një orë më parë, një person tjetër ndërroi jetë. Kjo është një grua 60 vjeçare që ndërroi jetë dhe ajo zyrtarisht raportohet të jetë viktima e tretë e virusit në vend,” tha ai.

Vuçiq këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp pas takimit me mjekë nga Kina, ku morën pjesë Kryeministrja Ana Bërnabiq si dhe anëtarët e të dyja shtabeve të krizave, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë