Shenjat që tregojnë se një person e ka vdekjen afër NULL NULL 14.08.2022 11:39 14.08.2022 11:39 Një ekspert mjekësor ka zbuluar shenjat që tregojnë se një njeri është në prag të vdekjes, shenja këto që dallon disa muaj më parë. Mjekja Carol DeSarkissian tha se njëra ndër shenjat është fjetja dhe dremitja e tepërt. Shenja të tjera paralajmëruese të hershme përfshijnë mungesën e oreksit dhe të të folurit. Ndërkaq, në rastet e fëmijëve kjo ndryshon, ata bëhen më llafazan, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Pacientët gjithashtu mund të përjetojnë më shumë dhimbje, si dhe ndryshime në presionin e gjakut, ritmin e frymëmarrjes dhe ritmin e zemrës. Shenjat e tjera përfshijnë një ndryshim në ngjyrën e zonave të caktuara të lëkurës si rreth gjunjëve, duarve dhe këmbëve. Rënia e temperaturës dhe vështirësia në frymëmarrje mund të jenë gjithashtu një tregues. Pavarësisht nga simptomat, ekspertët sugjerojnë se është e rëndësishme që këta persona t’i kenë afër më të dashurit e tyre./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 19 orë më parë