Shenjat me cirilik në veri të Kosovës zëvendësohen me ato zyrtare NULL NULL 14.03.2024 18:44 14.03.2024 18:44 Banjska, Zveçan, shenja e komunikacionit e vendosur nga Ministria e Infrastrukturës Në pjesën veriore të Kosovës nuk do të ketë shenja komunikacioni të cilat janë të shtypura në cirilik. Është ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, që ka njoftuar se ato tashmë është nisur të zëvendësohen. “Si MMPHI kemi marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojmë të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë në qirilicë, duke zëvendësuar me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës”, ka shkruar Aliu, transmeton KlanKosova.tv. “Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave”.