Disa sinjale të kancerit tek të rinjtë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Disa sinjale të kancerit tek të rinjtë

NULL NULL
15/10/2015

Pothuajse 1/3 e të rinjve në botë janë të diagnostifikuar me kancer për shkak se ata nuk i njohin simptomat e sëmundjes, ka treguar një studim i ri.

Për rreth 29% e tinejgjerëve, prindërit dhe doktorët e tyre nuk i vërejnë shenjat e hershme të kancerit, dhe shëndeti i tyre përkeqësohet derisa gjendja e tyre bëhet shumë e rëndë dhe iu duhet të shtrohet në spital, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Për çdo vit 2500 njerëz të ri 13 deri në 24 vjet janë diagnostifikohen me kancer.

Diçka që është e pazakontë në mesin e të rinjve, është se simptomat e tyre kur kanë kancer shpesh merren për sëmundje të zakonshme.

Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve në botë në ditët e sotme të të gjitha grup moshat e sidomos te të rinjtë.

Këto janë 5 shenjat që nuk duhet injoruar

Dhimbja – Kudo që ndjeni dhimbje në trupin tuaj është diçka që asnjëherë nuk duhet injoruar

Gjëndrat apo ënjtjet – Çdo gjëndër që e vëreni në trup apo ënjtje duhet ekzaminuar menjëherë nga mjeku

Lodhja ekstreme – Nëse keni vështirësi që të rrini të kthjellët dhe ndjeni lodhje gjatë tërë kohës, është një shenjë e kancerit

Humbja e madhe e peshë –  Të humbisni shumë peshë pa qenë në dietë apo pa bërë ushtrime fizike është një shenjë se mund të keni kancer

Shenjat në trup – Në qoftë se në lëkurën tuaj vëreni ndonjë shenjë që nuk e keni pasur më herët, duhet ta caktoni një termin të menjëhershëm të mjeku