Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shenjat e helmimit me ushqim

NULL NULL
31.03.2015 13:43
Gjatë helmimit me ushqim nuk duhet të fajësohet ushqimi i fundit që keni ngrënë. Shenjat e helmimit mund të paraqiten edhe 72 orë pasi keni ngrënë.

Nëse keni imunitet të dobët, helmimi nga ushqimi mund t’ua rrezikojë jetën. Asnjë lloj ushqimi nuk është i sigurt, madje edhe sallata e gjelbër më e thjeshtë.

Shkencëtarët kanë dëshmuar se gjatë helmimit me ushqim nuk duhet të fajësohet ushqimi i fundit që keni ngrënë. Shenjat e helmimit me ushqim mund të paraqiten edhe 72 orë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar.

Fëmijët e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj këtij problemi, por edhe shtatzënat dhe njerëzit me imunitet të dobët, tek të cilët madje edhe helmimi i parrezikshëm në pamje të parë, mund të jetë fatal.

Krahas viruseve dhe baktereve, arsyet e helmimit me ushqim mund të jenë edhe parazitët, për shembull, Entoameba histolytica. Me këtë më së shpeshti është e kontaminuar sallata e gjelbër.

Thirreni ndihmën e shpejtë nëse:

  • Keni simptoma të dehidrimit më serioz – urinim i dobët, sy të ndezur pa lot, gojë dhe gjuhë të tharë, frymëmarrje të përshpejtuar dhe rrahje më të shpeshta të zemrës.
  • Vështirë përtypni, flisni dhe merrni frymë, keni pamje të turbulluar, lodhje në muskuj dhe paralizë, veçanërisht pas konsumimit të ushqimit të konservuar ose të detit, por mund të keni edhe helmime nga kërpudhat.

Drejtohuni tek mjeku nëse dalloni këto shenja:

  •  Temperaturë më të lartë se 37.7 gradë Celsius;
  • Vjellje në sasi të madhe, saqë nuk mund të ruani asnjë lëng më të vogël, ose nëse kjo edhe pse është e paktë, por zgjat më shumë se një ditë;
  • Dhimbje të vazhdueshme në një pjesë të lukthit;
  • Diarre të fuqishme e cila zgjat 2-3 ditë ose diarre me gjakderdhje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.