Shën Gjergji, festë e kryemotit NULL NULL 06.05.2015 16:58 06.05.2015 16:58 Festa e Shën Gjergjit është një prej më të lashtave në kalendarin popullor të festave. Sipas etnologut Ukë Xhemaj rrënjët e saj shtrihen qysh në fillet e njerëzimit. “Në esencë kjo festë gjenezën e ka në besimet mbi natyrën, fenomenet e natyrës, dukurinë. Është shumë më e hershme ndoshta në gjumrët e saj se sa vetë paganizmi si religjion natyror që i ka prirë konfeksioneve të mëvonshme.” – tha ai për Sytë 7 të Klan Kosovës. Sipas Xhemajt, kalendari popullor i ka dhënë një vend të veçantë kësaj feste.“Në traditën e kalendarit popullor, kjo konsiderohet si festë e kryemotit. Kalendari popullor shqiptar ritet e motmotit i konsideron si kalendar pune.” Shqiptarët ka kohë që në traditen e tyre kulturore kujdes të veçantë i kanë kushtuar edhe riteve të “Shën Gjergjit” ku këto rite nga një pjesë e madhe zbatohen njëjtë sikur ritualet e religjoneve tjera. “Ëshë një festë që shpjegon, flet për besimet e popullit, lidhjen e tij me natyrën, me fenomenet dhe dukuritë e saj. Spërkatja me ujë, me hitha, ka të bëjë me kultin e ujit, me kultin e bimësisë. Disa e lidhin me kultin e zjarrit, zbulimin e zjarrit si një fenomen që ka pasë rëndësi jetësore për njerëzit. Është festë agrare. Vetë fjala ‘Gjergj’, rrjedh nga greqishtja e lashtë, që do të thotë ‘bujk’.” u shpreh etnologu Xhemaj. Këtë vit sikur edhe vitet tjera në Kosovë u festua dita e “Shën Gjergjit”, kremte e cila u shoqërua me dalje në natyrë e me urim për një begatim më të madh nga ajo. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Austria me “non-paper” propozon integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor 10 orë më parë