Shembujt më drastikë të fake news që i njeh bota (VIDEO)

Shembujt më drastikë të fake news që i njeh bota (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 1 muaj më parë

Fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, i kontribuuan edhe disa të rinj maqedonas.

Ata bënë më tepër se 140 lajme e artikujt agresivë pro tij.

Raportimet patën ndikim te votuesit, që ia dhanë kokrrën e tyre republikanit karshi demokrates Hillary Clinton.

Ato, në fakt, nuk ishin të vërteta. Prandaj, u quajtën lajme të rreme. Ky term në gjuhën angleze, i njohur si fake news, u bë i njohur dhe dominoi diskursin mediatik e politik në lidhje me ndikimin e informatave të gënjeshtërta, që nga atëherë.

Të rinjtë thanë se nuk e bënë këtë punë për ta ndihmuar Trumpin, por se fitonin mirë nga ajo çfarë bënë.

Por a është “Fake News” një fenomen i ri?

Ka shumë shembuj në histori që tregojnë se lajmet e rreme janë të kamotshme.

Rebelimi i Jacobit në Britani, në mes të viteve 1700 u përcoll me shumë të pavërteta në shtypin e asaj kohe.

Në këtë hallakame u raportua rrejshëm, me qëllim të destabilizimit të vendit, se mbreti George II u sëmur.

Ky lajm i rremë u mor nga mediet  me më reputacion dhe u ribotua, duke e bërë të vështirë të dalloheshin faktet nga trillimet.

Kjo detyroi prokurorin e Përgjithshëm,  Dudley Ryder të marrë vendim që cdo lajm që cenonte kredibilitetin publik, të konsiderohet si vepër penale.

Një histori mashtrimi u shkrua edhe në gusht 1835 në The New York Sun i cila botoi një seri artikujsh në lidhje me zbulimin e jetës në hënë.

Këto i atribuoheshin në mënyrë të rreme një astronomi të njohur të kohës të quajtur Sir John Herschel.

Artikulli raportoi se Herschel kishte bërë këto zbulime duke përdorur “zmadhuesin e hidro-oksigjeni” të ri ku përshkroi  në detaje të besueshme shkencore, se si u bë zbulimi.

Aty u pikturuan me pamje fantastike, banoret e hënës dhe  forma të çuditshme të gjallesave.

Po pasi  përmbushën qëllimin e tyre për të shtuar shumë abonentë të rinj në gazetën e tyre, në shtator në heshtje njoftuan  se historia kishte qenë asgjë më shumë se një mashtrim.

Në histori e pakëndshme e lajmeve te rreme u paraqit edhe në pranverën e vitit 1917, ndërsa Lufta e Parë Botërore  kishte përfshirë  gjithë Evropën. Në këtë kohë  Times dhe Daily Mail në Londër botuan artikuj nga burime anonime ’që pretendonin se kishin vizituar një fabrikë te quajtur “Kadaver” në Gjermani.

U shkrua se në këtë fabrikë nxirrej glicerinë nga kufomat e të vdekurve, për të bërë sapun dhe margarinë.

Ky trillim i lajmeve ishte vetëm një nga mijëra e raportuar nga të dy palët gjatë luftës.

Në një rast tjetër, gjermanët kishin raportuar se Parlamenti Francez kishte votuar kundër luftës dhe se Presidenti i Republikës ishte vrarë.

Ndërkaq një lajmi i rremë i një sulmi të alienove mbi Amerikë, më 30 tetor të 1937, që u transmeua në radio, alarmoi amerikanet

Kjo, ishte pjesë e një shfaqjeje, që filloi si një ndërprerje e programimit të rregullt në radio, duke njoftuar se një profesor kishte vëzhguar një seri shpërthimesh gazi në Mars. Më vonë,  u tha  se një meteor kishte rënë në Neë Jersey, duke vrarë 15,000 njerëz. Një tjetër lajm special kundërshtonte të parin, duke thënë se meteori ishte në të vërtetë një objekt cilindrik që përmbante krijesa të çuditshme nga Marsi të armatosur me armë rrezesh vdekje-prurëse.

Stacionet e policisë në të gjithë vendin iu përgjigjën mijëra telefonatave të qytetarëve të shqetësuar.

Nderkaq gazetat, duke dëgjuar për  pushtimin, nxituan të përgatisnin botime speciale.

Kur panë se çfarë ndodhi, prodhuesit e emisionit thanë se nuk kishin besuar që shfaqja , e cila nuk u paralajmëruar si e tillë, por si një ngjarje e vërtetë, e që në fakt ishte lajm i rremë, mund të shkaktojë gjithë atë tollovi.

Arsyet për të bërë lajme të rreme janë të ndryshme. Disa bëhen për përfitime politike, e shumë tjera për dobi financiare.

Por cilado qoftë arsyeja, Fake News nuk është janë risi e kohëve të fundit.

Pavarësisht nëse shfletohen arkiva historike të gazetave, ose faqe në Facebook, nuk duhet besuar gjithçka që del përpara.

Ekspertët thonë se është mirë të kontrollohet gjithçka duke iu referuar burimeve të besueshme dhe duke qenë skeptik ndaj pretendimeve të bujshme që ofrojnë mediat, çfarëdo qofshin ato.

 

Kjo storie është realizuar në kuadër të emisionit “EDUMEDIA” që mbështetet nga OSBE dhe i kushtohet ekskluzivisht Edukimit medial.