Shemben tendat nga stuhia e fortë në Hamburg, mbyllet zona e tifozëve NULL NULL 15.06.2024 16:20 15.06.2024 16:20 Qyteti i Hamburgut e nisi shkëlqyeshëm Kampionatin Evropian, me 30 mijë fansa të futbollit që u mblodhën në sheshin e qytetit për të parë ndeshjet. Por, ditën e sotme, fansat e futbollit nuk do të kenë një mundësi të tillë. Hapësira e destinuar për tifozët mbeti e mbyllur. Arsyeja për këtë është moti! Në mëngjes një stuhi goditi Hamburgun dhe shkaktoi dëme të mëdha. Gardhet janë rrëzuar, tendat janë larguar dhe një stendë është shembur. Bëhet e ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Derisa, zona e tifozëve dhe zona e madhe e shikimit publik janë planifikuar të rihapen të dielën, njofton Bild, përcjell Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.