Sheholli: Vuçiq e ka ulur “bishtin”, e ka parë se nuk mund të ballafaqohet me NATO-n (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sheholli: Vuçiq e ka ulur “bishtin”, e ka parë se nuk mund të ballafaqohet me NATO-n (VIDEO)

NULL NULL
17/08/2022

Njohësi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Fatmir Sheholli, ka thënë se në bazë të deklaratave të sotme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ai e ka ulur “bishtin”.

“Si duket sot e ka ulur bishtin, shihet nga deklaratat e sotme, e ka parë që me deklarata të tilla nuk mund të ballafaqohet, veçanërisht me NATO-n dhe me faktorin ndërkombëtar në Bruksel, por edhe natyrisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Sheholli në Edicionin Special të Klan Kosova.

Sheholli tha se popullata serbe në veri po pret një marrëveshje, e cila nuk do të linte hapësirë për përshkallëzim të situatës.

“Është mirë që popullata atje po e pret një marrëveshje, e cila besoj dhe shpresoj se do të jetë siç po i dëgjojmë deklaratat e sotme. Është mirë që të hyjmë në binarët e marrëveshjes. Serbët e jugut po ashtu janë duke pritur qetësi të situatës së krijuar, një integrim më të fuqishëm në institucionet e Republikës së Kosovës, dhe lënien anash të këtyre mesazheve që vërtetë krijuan kohëve të fundit për një luftë apo acarim të situatës nga Beogradi dhe mediat atje. Është e krerëve të listës serbe, pastaj drejtorit të zyrës së ashtuquajtur zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, dhe vetë kreut të shtetit të Serbisë, Vuçiq”, u shpreh ai.

Sheholli tutje tregoi se çka pret nga takimi i nesërm mes kryeministrit Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Konsideroj se do të hyjmë në ata binarët që quhen binarë të implementimit të të gjitha marrëveshjeve të cilat ne deri sot i kemi nënshkruar në Bruksel, kurse implementimin e tyre duhet ta bëjmë dhe të rrimë në këtë që e thotë kryeministri Kurti – marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe obligative”.