Sheholli: Serbët e Kosovës pas deklaratave të Vuçiqit, më pyetën “A kërsiti lufta?”(VIDEO) NULL NULL 30/06/2022 30/06/2022 Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë se pas konferencës së sotme që kishte dhënë për media presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai kishte marrë mesazhe nga serbët e Kosovës se ishin të frikësuar për ndonjë luftë potenciale, për shkak të qasjes së Vuçiq. “Serbë kosovarë që jetojnë në Graçanicë, Kllokot, Ranillukë, Shtërpcë, të cilët e kanë parë këtë vokabularin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë formë më kanë shkruar dhe më thanë se ‘Të lutem, a kërsiti lufta?'”. “Unë me atë që u mundova me u thënë, u thash se s’ka luftë, sepse Vuçiq kështu ka folur gjithë, do të thotë është një aktrim i tij, por ç’të bëjmë, nuk duhen të frikësohen sepse janë në një shtet demokratik dhe nuk do të ketë probleme të natyrave që i ka shprehur Vuçiq sot”,ka thënë Sheholli.
Kosova Escobar dhe Lajçak takim veçan: BE-ja mirënjohëse për mbështetjen e ShBA-së për dialogun 18/08/2022
Kosova Sheholli: Vuçiq e ka ulur “bishtin”, e ka parë se nuk mund të ballafaqohet me NATO-n (VIDEO) 17/08/2022