Shefja ofron pushime për ‘kënaqësi personale’ për punonjësit e saj NULL NULL 12.02.2025 23:43 12.02.2025 23:43 Një shefe e një kompanie argëtimi për të rritur në Barcelonë, ka vendosur një politikë të pazakontë për të ndihmuar punonjësit e saj të luftojnë stresin dhe shqetësimet. Erika Lust ofron pushime të përditshme gjysmë ore për “kënaqësi personale” për punonjësit e saj, transmeton klankosova.tv. Kjo nismë e pazakontë u bë një “politikë e përhershme” në vitin 2022, pas një periudhe provë për të testuar nëse ndihmonte në lehtësimin e stresit të shkaktuar nga izolimi gjatë pandemisë së Covid-it. Ideja e çuditshme për masturbimin u tregua kaq e suksesshme sa punonjësit e pranuan se ndiheshin “më pak agresivë” dhe ishin “më produktivë”. Studimet gjithashtu sugjerojnë se masturbimi dhe intimiteti lidhen me shumë përfitime shëndetësore, përfshirë uljen e presionit të gjakut, dhe shmangia e tij mund të jetë e dëmshme. Gjatë një vizite në zyrën e saj, Lust tha për The News Movement: “Ata kanë pushime për masturbim. Nëse keni nevojë për të, gjithmonë jeni të ftuar ta bëni. Kjo ndihmon për të larguar ankthin.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.