Shefja e SHSKUK-së firmos drejtorin e ri, s’i pret ankesat (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shefja e SHSKUK-së firmos drejtorin e ri, s’i pret ankesat (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 12/08/2022

Vetëm tri ditë pas marrjes së pozitës së ushtrueses së detyrës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi, nënshkroi vendimin e parë.

Firmën e dha në kontratën e drejtorit të ri të Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

Burimet e Klan Kosovës bëjnë me dije se kjo u bë pa u kryer procesi i shqyrtimit të ankesave. Në fakt, në këtë rast ishte vetëm një, ajo e kundër-kandidatit, Atdhe Keqa.

Nënshkrimi i kontratës për drejtorin e Klinikës së Gjinekologjisë është bërë pas rekomandimit të Zyrës së Personelit në QKUK, se kontrata duhet të nënshkruhet, meqë kanë përfunduar të gjitha procedurat e ankimimit dhe palët janë njoftuar lidhur me çështjen“, deklaruan nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Mirëpo, ndryshe thonë në Komisionin e Ankesave.

Kjo trupë jozyrtarisht ka treguar se tek gjatë kësaj fillimjave ka bërë shqyrtimin e ankesës së gjinekologut Keqa, i cili nuk iu kishte nënshtruar intervistës për këtë pozitë.

Edhe vetë Keqa e ka konfirmuar për Klan Kosovën se ankesa e tij është shqyrtuar me datën 9 gusht dhe përgjigjja i është përcjellë në Klinikën e Gjinekologjisë më 10 gusht, pra pasi që kontrata i është lëshuar drejtorit Ndrejaj.