Shefi lë firmën 68 miliardë dollarëshe thjesht për t’u ulur në plazh e për të mos bërë asgjë! NULL NULL 28.06.2022 23:36 28.06.2022 23:36 Shefi ekzekutiv i Jupiter Fund Management, Andrew Formica, ka njoftuar papritur se po largohet nga menaxhimi i aseteve prej 55.3 miliardë paund (67.9 miliardë dollarë), të cilit iu bashkua në 2019. ”Unë thjesht dua të shkoj të ulem në plazh dhe të mos bëj asgjë. Nuk po mendoj për asgjë tjetër”, tha 51-vjeçari Formica për Bloomberg në një intervistë, transmeton klankosova.tv. Formica do të japë dorëheqjen si shef ekzekutiv dhe drejtor i menaxhimit të aseteve prej 67.9 miliardë dollarësh më 1 tetor, njoftoi Jupiter të martën. View this post on Instagram A post shared by Bloomberg Business (@bloombergbusiness) Ai do të pasohet nga Matthew Beesley, shefi i investimeve të kompanisë, i cili do të marrë rolin e CEO që nga ajo kohë. Jupiter Fund Management është një grup i menaxhimit të fondeve në Mbretërinë e Bashkuar, që menaxhon investimet e kapitalit dhe obligacioneve për investitorët privatë dhe institucionalë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Votuesit jashtë vendit për zgjedhjet e 21 prillit, mund të regjistrohen deri më 3 prill 9 minuta më parë
Kosova Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët 27 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila: S'jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje 30 minuta më parë