Shefi i zyrës së DFC në Serbi sot vjen në Kosovë NULL NULL 24.09.2020 08:51 24.09.2020 08:51 Shefi i Zyrës së Korporatës Amerikane për Zhvillim dhe Financa (DFC) në Beograd, John Jovanoviq, do të vizitojë Kosovën sot, konfirmoi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi. “Falënderoj Radio Televizionin e Serbisë për mundësinë për të takuar drejtorin e ri menaxherial të zyrës së DFC që mbulon Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun. John do të jetë në Prishtinë të enjten për të avancuar agjendën e Shtëpisë së Bardhë për bashkëpunimin ekonomik rajonal”, shkroi ambasada në Twitter. Jovanoviq u emërua kryetar i zyrës së DFC, e cila u hap zyrtarisht në Beograd, në prani të të dërguarit të Trump Richard Grenell dhe shefit të DFC Adam Boler. Thanks @RTS_Vesti for a chance to get to know the new managing director of @DFCgov office covering the western balkans and Aegean. John is off to Priština thursday to advance the @WhiteHouse agenda for regional economic cooperation. pic.twitter.com/Cvfoo9lMzB — Američka ambasada (@USEmbassySerbia) September 23, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.