Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shefi i Ushtrisë së Izraelit: Komandot izraelite operuan në Iran

NULL NULL
25.06.2025 22:24

Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Eyal Zamir ka thënë se Izraeli arriti superioritet ajror mbi Iranin.

Sipas tij kjo është bërë e mundur pjesërisht me ndihmën e “komandove tokësore”, raporton BBC.

“Ata operuan fshehurazi thellë brenda territorit armik dhe krijuan liri operacionale për ne”, është shprehur ai.

Kjo është hera e parë që zyrtarët izraelitë kanë thënë se komandot e IDF operuan brenda vendit atje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.