15:42, 1 Janar 2019

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë se mund ta organizojë një rimeç midis atletit, Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, gjatë vitit 2019.

Ai ka thënë se është duke u përpjekur që t’i sjellë të dy yjet e këtij sporti sërish në kafaz, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova.

Në tetor të vitit 2018 ndeshja midis McGregor dhe Nurmagomedov në Las Vegas, përfundoi në kaos.

Si pasojë atletët u kritikuan ashpër për sjelljet e tyre, por gjithashtu ndeshja tërhoqi vëmendjen e mediave në mbarë botën.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë