Shefi i Twitter njofton ndryshimin rreth llogarive të verifikuara NULL NULL 28.03.2023 10:39 28.03.2023 10:39 elon musk Shefi i Twitter, Elon Musk, ka njoftuar një ndryshim të veçorisë me pagesë të Twitter Blue të platformës së rrjeteve sociale. Nga 15 prilli, vetëm abonentët e verifikuar do të kenë postime të rekomanduara për përdoruesit e tjerë dhe do të lejohen të votojnë në sondazhe. Sipas rregullave, postimet nga llogaritë që nuk paguajnë nuk do të përfshihen në rrjedhën “For you” të cicërimave të rekomanduara. Javën e kaluar, kompania tha se do të hiqte statusin e verifikuar të disa llogarive “të trashëguara”, të cilat datojnë para se Musk ta blente Twitterin. Përdoruesit aktualisht paguajnë 7 dollarë në muaj për verifikimin e llogarisë me shenjën blu, e cila gjithashtu lejon qasjen në veçori shtesë. Musk tha se ndryshimet ishin “e vetmja mënyrë realiste për të adresuar grupet e avancuara të AI-ve që po merrnin përsipër. Përndryshe është një betejë e pashpresë e humbur”. “Votimi në poll-e do të kërkojë verifikim për të njëjtën arsye”, shtoi ai. Në një postim të mëparshëm, Musk tha se verifikimi me pagesë rrit ndjeshëm koston e përdorimit të robotëve dhe e bën më të lehtë identifikimin e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.