Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shefi i stafit të Osmanit për Selakoviqin: Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb

NULL NULL
16.10.2021 16:01

Blerim Vela, shefi i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar edhe sot ndaj fjalimit të kryediplomatit serb Nikola Selakoviq të mbajtur dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Vela ka thënë se fjalimi i djeshëm i Selakoviqit është një aplikim klasik i thënies së Dobrica Qosiçit se “gënjeshtra është formë e patriotizmit serb”, njofton Klankosova.tv.

“Ajo çfarë pamë dje nga Selakoviqi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën është një aplikim klasik i thënies së famshme të Dobrica Qosiçit (babait të kombit serb): “Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur”, ka shkruar Vela në Twitter.

Kujtojmë se Selakoviq në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB i është drejtuar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani duke i thënë kur ajo e përmend emrin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq duhet të ngrihet në këmbë, pasi që sipas tij, Vuçiq është edhe president i Osmanit.

“Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandar Vuçiq sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt”.

Tutje, ai lëshoi akuza të rënda në drejtim të krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin si “kasap të Ballkanit”.

“Ndërsa sa i përket kasapit të Ballkanit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve të cilët kanë kidnapuar qytetarë të pafajshëm dhe kanë tregtuar me organe njerëzore janë në burg dhe po përballen me gjyqin”, ka thënë ai.

Ministri i Jashtëm i Serbisë: Prishtina po provokon serbët me ritëm të shpejtuar

Selakoviq e quan Thaçin kasap të Ballkanit, i thotë Osmanit se Vuçiqi është presidenti yt

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.