Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shefi i OKB-së: Të paktën 16,000 njerëz mbetën pa shtëpi pas shkatërrimit të digës në Ukrainë

NULL NULL
06.06.2023 19:13
Antonio Gutarres

Mijëra njerëz kanë humbur tashmë shtëpitë e tyre dhe uji i pijshëm u rrezikua për “mijëra të tjerë” për shkak të shkatërrimit të digës në Ukrainë, sipas shefit të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Organizata ndërkombëtare nuk ka ndonjë informacion të pavarur se si shpërtheu diga, tha sot Guterres, por ai e quajti atë një “katastrofë monumentale humanitare, ekonomike dhe ekologjike”, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv

“Sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës kritike civile duhet të ndalen. Ne duhet të veprojmë për të garantuar llogaridhënien dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar”, u tha Guterres gazetarëve.

OKB-ja po koordinohet me qeverinë ukrainase të dërgojë ujë të pijshëm dhe tableta për pastrimin e ujit, shtoi ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.