Shefi i Google i shkruan personelit me detaje për kthim në zyre NULL NULL 06.05.2021 10:24 06.05.2021 10:24 Shefi ekzekutiv i Google u ka dërguar një email punonjësve duke i inkurajuar ata të kthehen në punë në zyrë për afërsisht tre ditë në javë pas lethësimit të masave. Firma filloi rihapjen e zyrave në prill dhe tani ka paraqitur detajet se si e parashikon javën e re të punës hibride. Në email, Sundar Pichai lartëson përfitimet e punës në zyrë. Në të kundërtën, Twitter ka thënë se punonjësit mund të punojnë nga shtëpia “përgjithmonë”. Facebook ka thënë gjithashtu që punonjësit e saj mund të vazhdojnë me punë në shtëpi. Google ishte një nga kompanitë e para që ofroi punë nga shtëpia kur shpërtheu pandemia vitin e kaluar. Njerëzit mund të vazhdojnë të punojnë në distancë deri në shtator. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.