Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shefi i Cityt në Stamboll, do ta shikojë vetëm për herë të dytë ‘live’ ekipin e tij

NULL NULL
10.06.2023 16:45

Pronari i Manchester Cityt, Sheikh Mansour ka mbërritur në Turqi për finalen e Ligës së Kampionëve.

Ai do ta shikojë Cityn në një ndeshje konkurruese për herë të dytë që kur bleu klubin 15 vjet më parë.

Skuadra e Pep Guardiolës përballet me gjigantët e Serie A, Inter Milan, në shfaqjen evropiane të së shtunës mbrëma.

Sheikh Mansour ka ndjekur vetëm një ndeshje konkurruese që kur bleu klubin në vitin 2008 – një ndeshje në shtëpi kundër Liverpoolit në gusht 2010.

Por, gati 13 vjet më vonë, The Athletic po raporton se ai do të marrë pjesë në finalen e Champions League në Stamboll.

Herën e fundit që Sheikh Mansour e ndoqi Cityn në një ndeshje konkurruese drejtpërdrejt, lojtarë si Shaun Ëright-Phillips, Patrick Vieira, Joe Hart dhe Emmanuel Adebayor ishin ende në klub.

Ai e ka parë Cityn drejtpërdrejt edhe dy herë të tjera, por të dyja ishin ndeshje ekspozite në Abu Dhabi, njëra në një turne parasezonal dhe tjetra një kamp trajnimi në mes të sezonit.

Sheikh Mansour u nis për në Stamboll me një aeroplan privat të shtunën në mëngjes dhe u ul në kryeqytetin turk, me zëvendëspresidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe të etur për të parë skuadrën e tij të bënte histori personalisht në Stadiumin Olimpik Ataturk. /Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.