Shefi ekzekutiv i AUDI arrestohet në Gjermani NULL NULL 18.06.2018 12:55 18.06.2018 12:55 Shefi ekzekutiv i prodhuesit gjerman të veturave, Audi, Rupert Stadler, është arrestuar mbi dyshimet rreth një skandali me emetimin e dizelit. Zëdhënësi i Wolkswagen, pronë e Audi, ka konfirmuar se Stadler është arrestuar, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova. Prokurorët në Munich kanë thënë se kanë vepruar për shkak të rrezikut që Stadler mundte të kërkonte shuarjen e provave. Ky skandal kishte shpërthyer tre vjet më parë kur doli se veturat ishin pajisur me pajisje të dizajnuara për mashtrim të testeve të emetimit. Këto pajisje ishin gjetur në veturat e VË, por që edhe dega e Audi ka qenë e përfshirë në skandal. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Guvernatori i Maryland thotë se rindërtimi i urës Key ka një rrugë të gjatë përpara 1 minutë më parë