SHBPK kërkon hetim ndërkombëtar për vrasjet në burgun e Shkupit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBPK kërkon hetim ndërkombëtar për vrasjet në burgun e Shkupit

NULL NULL
26/05/2015
Shoqata e ish-të Burgosurve Politik në Kosovë ka kërkuar që të bëhet një hetim i specializuar për ngjarjet e Kumanovës, sidomos rreth dyshimeve të bazuara për mbytje të të burgosurve në torturë, pas dorëzimit.

Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës kërkon me ngulm hetim të specializuar, të pavarur dhe objektiv ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë të Maqedonisë.

Sidomos për dyshimet e bazuara për mbytje të të burgosurve në torturë, pas dorëzimit dhe arrestimit të tyre, në kundërshtim flagrant më aktet universale të të drejtave të njeriut.

Kërkesën e vet SHBPK-ja ka bërë me anë të një komunikate të lëshuar sonte.

SHBPK fton qendrat ndërkombëtare të vendosjes, organizatat ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe mekanizmat ndërkombëtarë të paqe-ndërtimit, që të angazhohen në konstatimin e shkaqeve të vërteta që prodhojnë situata të tilla.

Indinjatën e madhe e shtojnë edhe më shumë dyshimet e bazuara, të konfirmuar edhe nga video-incizimet e publikuara dhe obduksioni i kryer i të vrarëve,sipas të cilave një numër i viktimave janë ekzekutuar ose mbytur në torturë.