12:49, 22 Gusht 2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vlerësuar sot vendimin e Kuvendit të Kosovës drejt krijimit të një qeverie të re të vendit.

Përmes një deklarate të lëshuar nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, theksohet se një fushatë me ide të reja mbi çështjen e dialogut me Serbinë, dhe trajtimin e problemeve më me ndikim në jetën e qytetarit, janë mëse të nevojshme për një të ardhme më të mirë për vendin, njofton Klan Kosova.

”Kuvendi ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qeverie të re. Një fushatë në të cilën kandidatët ofrojnë ide të reja mbi bisedimet me Serbinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik do të siguronin që Kosova të mos humbasë edhe më shumë kohë në ndërtimin e një themeli për të ardhmen”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë