SHBA: Telefonon policinë që t’i sjellin krahë pule në shtëpi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBA: Telefonon policinë që t’i sjellin krahë pule në shtëpi

NULL NULL
13/11/2015

Një grua në Florida ka marrë në telefon policinë për t’i kërkuar që t’i sillnin në shtëpi krahë pule dhe cigare. Liann Watson i ka thënë efektivëve se do i binte të fikët nëse porosia nuk do të vinte sa më shpejt.

Ajo argumentonte se kishte pirë shumë dhe nuk mund të ngiste makinën që të shkonte t’i blinte vetë e për këtë arsye donte ndihmën e policisë.

Zyra e Sherifit të Lejk Kauntit ka njoftuar se e ka arrestuar zonjën për shpërdorim të linjës së policisë, shkruan Top Channel.