19:42, 15 Maj 2019

Departamenti i Shtetit Amerikan ka urdhëruar largimin e stafit joemergjent nga Iraku, në mes të tensioneve në rritje midis SHBA-ve dhe fqinjit të Irakut, Iranit.

Stafi në ambasadën në Bagdad dhe konsullata në Irbil duhet të largohen sa më shpejt përmes transportit komercial, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë, ushtritë gjermane dhe holandeze kanë pezulluar trajnimin e ushtarëve të Irakut.

Ushtria amerikane tha të martën se niveli i kërcënimeve në Lindjen e Mesme ishte ngritur në përgjigje të inteligjencës rreth forcave të mbështetura nga Irani në rajon.

Ajo kundërshtoi një gjeneral britanik i cili kishte thënë se nuk kishte “asnjë kërcënim në rritje”.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë