“SHBA-të do ta formojnë asociacionin” (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“SHBA-të do ta formojnë asociacionin” (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 12.01.2023 20:43

Deklarimi i këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, se Kosova duhet të formojë Asociacionin e komunave serbe, i dha shpresë serbëve të veriut se kjo dëshirë e kahmotshme e tyre do të realizohet.

“Do të duhej ta bënin asociacionin para 10 vieteve. Unë mendojë se amerikanët do ta bëjnë asociacionin. Ka ardh ky i riu dhe do të ndryshojë diçka”, deklaroi një qytetare, të enjten.

E të tjerë serbë, banorë të pjesës veriore të vendit, me këmbëngulje e duan themelimin e tij pa marrë parasysh kërkesat e Amerikës.

Megjithatë, për themelimin e Asociacionit këshilltari amerikan tha se të dyja palët kanë detyrime, e të cilat do të diskutohen me Kosovën e Serbinë sa më herët.