SHBA: Si ndodhi ngjarja ku vdiq 40 vjeçari nga Drenica? – flasin familjarët NULL NULL 27.03.2023 16:55 27.03.2023 16:55 Një ngjarja tragjike ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një 40-vjeçar nga Kosova e ka humbur jetën, derisa po e shpëtonte një fëmijë në det. Por, si ndodhi që Adem Qorri nga Drenasi ta humb jetën? Lidhur me rastin tragjik për Klankosova.tv kanë folur familjarët e të ndjerit. “Ata kanë shkuar në plazh për të festuar me ekipin, djali i tij së bashku më një shok kanë qëlluar në ujë kur edhe rryma e ujit është aktivizuar. Djalin e tij e ka shpëtuar trajneri i ekipit, ndërsa Ademi ka hy ta shpëtojë shokin e të birit. Atë e ka shpëtuar, por vetë nuk ka pas mundësi të dali pasi rryma e ujit e fuqishme nuk e ka lejuar”, kanë deklaruar familjarët e të ndjerit”, deklaruan ata për Klankosova.tv Ademi la pas vetës gruan dhe tre fëmijët/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. I riu nga Kosova vdes duke e shpëtuar një fëmijë në Amerikë
Kosova Detaje për vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri: Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes 09/04/2023