SHBA shënon rekord të numrit të të papunëve NULL NULL 02.04.2020 17:35 02.04.2020 17:35 Numri i amerikanëve që po paraqesin kërkesa për përfitim të benefiteve financiare të papunësisë është rritur në 6,65 milionë – derisa pandemia e koronavirusit po vazhdon ta godasë ekonominë. Kjo shifër aktuale besohet që është akoma edhe më e lartë, për shkak se shumë njerëz kanë raportuar se kanë pasë telashe me linjat telefonike dhe vështirësi në plotësimin e formularit online. Është po ashtu shumë e rëndësishme të përmendet se disa punëtorë, si ata me gjysmë-orari, nuk kualifikohen për përfitim të këtyre benificioneve, transmeton Klan Kosova. Shifra e fundit eklipson rekordin e javës së kaluar kur rreth 3.3 milionë njerëz ishin deklaruar të papunë, sipas të dhënave të Departamentit të Punës. Sipas ekonomistëve, një e pesta e fuqisë punëtore të SHBA-së është tani në një formë të bllokimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024