SHBA shënon rekord të infeksioneve dhe të hospitalizuarve nga COVID-19 NULL NULL 03.12.2020 14:21 03.12.2020 14:21 Rekorde të larta të infeksioneve nga COVID-19 dhe të të hospitalizuarve janë raportuar në SHBA, me frikën se këta numra nuk do të ulën deri për krishtlindje. Numri i njerëzve të shtrirë në spitale ka kaluar 100 mijëshin për herë të parë, një shifër që është dyfishuar që nga fillimi i nëntorit, njofton Klan Kosova. Numri i të infektuarve ishte 195,695 gjatë të mërkurës ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 2,733. Qyteti Los Angeles reagoi ndaj kësaj rritje të paprecedentë duke urdhëruar banorët që të qëndrojnë në shtëpi. Shifrat kanë vazhduar të rriten në këto javë, me rreth një milion raste të reja të raportuara çdo javë në nëntor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Në uniformë ushtarake burri plagos tre persona në Bregun Perëndimor, përfshirë një të mitur 2 minuta më parë
Kosova Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi, Llugaliu na kujton sa i lartë ishte çmimi i lirisë 6 minuta më parë