ShBA për planin e Serbisë rreth shërbimit të detyrueshëm ushtarak: Po e vëzhgojmë nga afër NULL NULL nga Lutrim Islami 09.01.2024 16:40 nga Lutrim Islami 09.01.2024 16:40 Departamenti Amerikan i Shtetit, Foto nga arkivi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë ka nisur një nismë për rikthimin e detyrimit për të shërbyer për katër muaj. Në lidhje me këtë, në një përgjigje për Klankosova.tv, Departamenti Amerikan i Shtetit, ka thënë se janë duke e vëzhguar nga afër situatën. “Ne i kemi parë këto raportime dhe po e vëzhgojmë situatën nga afër. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe inkurajojmë vendet e rajonit që të jenë transparente në lidhje me politikat e tyre të sigurisë së brendshme”, ka thënë një zëdhënës i DASh për Klankosova.tv. Përndryshe, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviq, ka thënë para disa ditësh se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ka nisur iniciativën te presidenti i Serbisë, si komandant suprem, që të hiqet vendimi për suspendimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, pra që të riaktivizohet sërish ligji që definon shërbimin e detyrueshëm ushtarak. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.