SHBA njeh sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e Golanit NULL NULL 25.03.2019 18:24 25.03.2019 18:24 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njohur zyrtarisht këtë të hënë sovraniteti e Izraelit mbi Lartësitë e Golanit. Njoftimi ka ardhur pas vizitës së Benjamin Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë, shkruan AlJazeera, transmeton Klan Kosova. Dekreti i së hënës formalizon qëndrimin e javës së kaluar të Trump, ku tha se është koha që SHBA ta njoh në plotni sovranitetin e Izraelit mbi Golanin. Kjo lëvizje duket se i ka dhënë një shtyrje Netanyahut për zgjedhjet e 9 prillit. “Ka kohë që kjo ishte duke u bërë”, ka thënë Trump krah Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 5 minuta më parë
Kosova Votuesit jashtë vendit për zgjedhjet e 21 prillit, mund të regjistrohen deri më 3 prill 14 minuta më parë