SHBA nënshkruan marrëveshjen e mbrojtjes me Poloninë NULL NULL 5 muaj më parë 5 muaj më parë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, nënshkroi sot marrëveshjen e mbrojtjes me Poloninë. “Kjo është një garanci e fortë, garancia që, në rast kërcënimi, ushtarët tanë do të jenë krah për krah”, komentoi presidenti polak, Andrzej Duda, në ceremoninë e nënshkrimit. Kjo marrëveshje parashikon vendosjen e një kontigjenti prej 5 500 ushtarësh amerikanë, përveç më shumë se 4 000 të tjerëve tashmë të dislokuar në territor polak, raporton ATSh, Marrëveshja u nënshkrua në Varshavë, ku Pompeo bëri një ndalesë si pjesë e një turneu diplomatik katërditor në Europën Lindore. Ajo është pjesë e Marrëveshjes së Zgjeruar të Bashkëpunimit të Mbrojtjes (EDCA)