Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBA mund Xhamajkën më stafetë

NULL NULL
04.05.2015 09:41
Amerikanët janë fitues të stafetës 4 X 100 metra në Botërorin e Brahamsit. Usain Bolt e shokët e tij të ekipit xhamajkan u desh të pajtoheshin me vendin e dytë.

Atletët amerikanë janë fitues të garës më stafetë 4 X 100 metra, në Botërorin e Brahamsit, duke mposhtur kështu ekipin favorit të Xhamajkës, të cilëve nuk u mjaftojë as më i shpejti i botës Usain Bolt.

Mike Rodgers, Justin Gatlin dhe Tyson Gay, të tre së bashku vendosën një epërsi prej 5 metrash në 3 pjesët e para të garës, me Ryan Bailey që e ndali kronometrin në fund me kohën 37.38 sekonda.

Bolt, i cili mungoi në Botërorin inaugurues të stafetave vitin e kaluar, arriti të fitojë pak terren para mbërritjes në vijën e finishit, por që nuk mjaftoi për ta nxjerrë vendin e tij përpara.

Në këtë stafetë, Xhamajka garonte me të njëjtën skuadër të Botërorit 2013 dhe u rendit e dyta me kohën 37.68 sekonda pas amerikanëve dhe përpara japonezëve.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.