SHBA: Momenti kur policia e qëlloi për vdekje autoren që vrau gjashtë persona në një shkollë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBA: Momenti kur policia e qëlloi për vdekje autoren që vrau gjashtë persona në një shkollë (VIDEO)

NULL NULL
28.03.2023 18:16

Audrey Hale, është autorja e cila kreu një krim makabër në një shkollë në Nashville të Tennessee gjatë së shtunës.

28-vjeçarja vrau gjashtë persona, në mesin e të cilëve edhe tre nxënës.

15 minutave pas ngjarjes tragjike, policia e kishte rrethuar shkollën.

Oficerët policorë, u konfrontuan me autoren e krimit, duke e qëlluar për vdekje.

Policia metropolitane e Nashville-it, i ka publikuar pamjet nga rasti tragjik.

Siç raportohet, policët që qëlluan për vdekje Audrey Hale, ishin Rex Englebert, Michael Collazo.

Pamjet janë publikuar nga kamerat e vendosura në trupat e policëve.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.