SHBA mbetet e hapur për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë NULL NULL 18.02.2020 21:28 18.02.2020 21:28 View from Cultural Centre towards Mitrovica North across Ibar River. Mitrovica, Kosovo. (c) Allan LEONARD @MrUlster SHBA refuzon të përjashtojë idenë për një shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë – pavarësisht kundërshtimit gjerman. “Varet nga palët që të vendosin parametrat e dialogut”, tha i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, për EUobserver në Bruksel të hënën kur u pyet për planin kontrovers, njofton Klan Kosova. “Ajo që ne mbështesim është që palët të gjejnë një mënyrë për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve, duke vendosur çështjet që i shqetësojnë në tryezën e bisedimeve dhe gjetjen e një shtegu drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, në mënyrën ideale me njohje të ndërsjellë”. “Ne do të dëshironim të shohim njohjen e ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës si rezultat i procesit të [negociatave]”. Palmer nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të mëtejshme nëse pozicioni i SHBA-së është kundër Gjermanisë, e cila ka thënë se marrëveshje për shkëmbimin territoresh mund të destabilizojë rajonin. Ideja që Serbia duhet të marrë vendet me shumicë serbe të veriut të Kosovës, në këmbim të dhënies së një zone me shumicë shqiptare, Luginës së Preshevës, u shfaq së pari në mes të vitit 2018 në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE midis presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Politika amerikane është që nëse të dy palët mund ta zgjidhin atë midis tyre dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë rregullimet territoriale,” tha këshilltari i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton. Institucionet e BE-së i bënë jehonë Boltonit, edhe pse Gjermania, protagonisti kryesor i BE-së në Ballkanin Perëndimor, tha se ideja mund të shkaktojë fërkime në një rajon ku ndryshimi i kufijve në linjat etnike çoi në luftëra 20 vjet më parë. “Integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor … është i paprekshëm”, kishte thënë kancelarja gjermane Angela Merkel në atë kohë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024