Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBA: Mbështesim plotësisht Planin Evropian për normalizimin e marrëdhënieve

NULL NULL
06.03.2023 17:24

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se e mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo ambasadë, në një përgjigje për Klankosova.tv, ka potencuar se e mbështet plotësisht propozimin e BE-së për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në veçanti, e mbështesim plotësisht propozimin e BE-së për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përpjekjet tona të përbashkëta për ta çuar përpara këtë propozim kanë përfshirë konsultimet me partitë opozitare të Kosovës”, ka thënë ambasada amerikane në një përgjigje për Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.