SHBA - Komisioni i Senatit i hap rrugë konfirmimit të gjykatëses Amy Coney Barrett

SHBA – Komisioni i Senatit i hap rrugë konfirmimit të gjykatëses Amy Coney Barrett

NULL NULL
1 muaj më parë

Komisioni Juridik i Senatit amerikan i hapi rrugën konfirmimit të gjyqtares Amy Coney Barrett si anëtare e Gjykatës së Lartë, duke ia dërguar emërimin e saj për miratim Senatit të plotë.

Votimi i Komisionit vjen ndërkohë që demokratët e bojkotuan seancën. Republikanët kanë në Senat shumicën me 53 vende, kundrejt 47 që kanë demokratët.

Demokratët u kishin bërë thirrje republikanëve të prisnin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit përpara se të konfirmonin kandidaten e propozuar nga Presidenti Trump për të plotësuar vendin e mbetur bosh në Gjykatë, pas vdekjes së anëtares Ruth Bader Ginsburg.

Udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell ka kërkuar që zonja Barrett të konfirmohet përpara ditës së zgjedhjeve.

Senatori McConnell shpreson të mbajë të dielën një votim procedural për emërimin e zonjës Barrett. Nëse kjo ndodh, Senati i plotë mund ta mbajë të hënën votimin përfundimtar për konfirmimin e saj.