ShBA-ja thotë se Wagneri po do t’i përdorë vendet e treta për ta fshehur dërgesën e armëve në Ukrainë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA-ja thotë se Wagneri po do t’i përdorë vendet e treta për ta fshehur dërgesën e armëve në Ukrainë

NULL NULL
19.05.2023 18:08
Wagner

Organizata kriminale ruse, Wagner, ka bërë përpjekje për të fshehur përpjekjet e saj për të blerë pajisje ushtarake për përdorim në Ukrainë.

Sipas një zyrtari amerikan, Administrata Biden është informuar se Wagner ka bërë përpjekje të dërgojë pajisje luftarake në Ukrainë përmes Malit dhe ka falsifikuar dokumentet e transaksioneve.

Nuk ka ende shenja se Wagner ka blerë me sukses pajisjet, por grupi ka vazhduar punën për të blerë mina, drone dhe radarë nga Mali për përdorim në Ukrainë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Wagner ka kërkuar të zgjerojë terrenin e tij në Afrikë vitet e fundit dhe ka operuar përkrah forcave të armatosura të Malit për më shumë se një vit, duke luftuar kundër një kryengritjeje xhihadiste.

Mali nuk është i vetmi vend të cilit Wagner i është drejtuar për ndihmë në Ukrainë, besojnë zyrtarët, pasi grupi mercenar përballet me mungesa të mëdha armësh dhe municionesh mes luftimeve të ashpra në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.