ShBA-ja sanksionon eksperten e OKB-së NULL NULL 09.07.2025 23:44 09.07.2025 23:44 Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur sanksione ndaj raportueses së OKB-së, Francesca Albanese, për mbështetjen që ajo i ka dhënë Gjykatës Penale Ndërkombëtare në hetimet kundër ShBA-së dhe Izraelit. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e akuzoi atë për “antisemitizëm të hapur” dhe “mbështetje për terrorizmin”. Sanksionet ndalojnë hyrjen e saj në ShBA dhe bllokojnë çdo pasuri të saj në territorin amerikan. Albanese i ka hedhur poshtë akuzat si përpjekje për të heshtur kritikët e ofensivës izraelite në Gaza. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Ka ardhur koha e sanksioneve nga Kushtetuesja ndaj atyre që po bllokojnë procesin”, thotë Haradinaj 10/07/2025