ShBA-ja: Më shumë se 20 mijë luftëtarë rusë të vrarë në Bakhmut NULL NULL 01.05.2023 23:07 01.05.2023 23:07 Shtëpia e Bardhë beson se më shumë se 20 mijë luftëtarë rusë kanë vdekur në betejën për qytetin ukrainas Bakhmut. 80 mijë të tjerë janë plagosur, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke cituar inteligjencën e sapodeklasifikuar. Gjysma e të vdekurve janë nga grupi mercenar Wagner, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Moska po përpiqet të marrë Bakhmutin që nga viti i kaluar në një luftë të rëndë. Beteja për qytetin e vogël – ku kanë mbetur vetëm disa mijëra civilë – ka marrë një rëndësi të madhe simbolike për të dyja palët. Zyrtarët ukrainas kanë thënë gjithashtu se ata po përdorin betejën për të vrarë sa më shumë trupa ruse të jetë e mundur dhe për të konsumuar rezervat e saj. Megjithatë, Ukraina tani kontrollon një pjesë të vogël të qytetit. “Përpjekja e Rusisë për një ofensivë në Donbas kryesisht përmes Bakhmutit ka dështuar”, u tha Kirby gazetarëve. “Rusia nuk ka qenë në gjendje të kapë ndonjë territor të vërtetë strategjik dhe të rëndësishëm.” “Ne vlerësojmë se Rusia ka pësuar më shumë se 100 mijë viktima, duke përfshirë mbi 20 mijë të vrarë në aksion,” shtoi ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pacolli: Vuçeviq me diskursin e fundit ndaj Kosovës, jep shpresë për përmirësimin e atmosferës në dialog 08/10/2024
Kosova Ministrat shqiptarë nuk e presin kryeministrin e Serbisë në Shkup, Ratkoceri: Për konsum të brendshëm 08/10/2024