ShBA-ja lavdëron Kosovën: Ka përmbushur zotimet e Samitit për Demokraci - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA-ja lavdëron Kosovën: Ka përmbushur zotimet e Samitit për Demokraci

NULL NULL
14.03.2023 17:58
Flamuri i Kosovës dhe SHBA-së

Shanthi Kalathil, zëvendësndihmësja dhe koordinatorja për demokraci e presidentit amerikan, Joe Biden, në prag të edicionit të dytë të Samitit për Demokraci, ka vlerësuar angazhimin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve të këtij samiti.

Kalathil vlerësoi lartë edhe angazhimin e presidentes, Vjosa Osmani, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Kosova përgjatë vitit të kaluar, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.

Presidenca e Kosovës është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë që të bashkë-udhëheqë me grupin tematik për sundim të ligjit.

Edicioni i dytë i Samitit për Demokraci mbahet më 29 dhe 30 mars 2022 dhe pjesëmarrëse janë mbi 100 shtete.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.